ATRC trajnon anetaret e Kuvendit komunal te Shterpces
Ne kuader te partneritetit te ATRC-se me Organizaten Gjermane: “Christian Schwarz – Scjiling Project” – CSSP, gjate ketij muaji ne Struge te Maqedonise eshte organizuar trajnimi tre ditor per anetaret e Kuvendit Komunal te Shterpces, i perqendruar ne Qeverisjen Lokale dhe raportin ne mes Komunes dhe qytetareve.

Trajneret e ATRC-se gjate tri diteve, i sqaruan anetareve te Kuvendit Komunal te Shterpces dokumentet baze te funksionimit te Komunave, si: Kushtetuten e Republikes se Kosoves, ligjet te cilat kane te bejne drejteperdrejte ose indirect me komunat, dokumentet tjera komunale te cilat jane obligative per komunat; menyrat e bashkepunimit te komunes me qytetare, raportet komune-ministri, pergjegjesite e komunave (vetanake, te deleguara dhe te zgjeruara) etj.


........................................................................................................
FËMIJËT NË MBROJTJE TË MJEDISIT
Me temën "Fëmijët në mbrojtje të Mjedisit”, Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve në Avokim -ATRC, ka mbajtur një cikël ligjëratash në disa komuna të Kosovës siç janë: Fushë Kosova, Dragashi, Novobërda, Mitrovica, Leposaviqi, Podujeva dhe Gjilani. Ligjëratat janë mbajtur me nxënës të klasave të pesta të disa shkollave fillore te komunave të cekura më lart.

Në këto ligjërata ligjëruan ekspertë mjedisorë të cilët u përqendruan kryesisht në ndotjet e komponentëve kryesore të natyrës, në burimet e këtyre ndotjeve dhe mundësitë që fëmijët mund të kontribuojnë në parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjatë këtyre ligjëratave, nxënësit paraqitën shqetësimet për shkak të moskujdesit adekuat ndaj tij si dhe interesimet për ruajtjen e mjedisit.

Leart Tytyri, nxënës i klasës së pestë në Shkollën Fillore “ULINA” të fshatit Kosavë - Komuna e Dragashit, ishte i shqetësuar me vonesën e borës në fshatin e tij. Edhe pse në moshë aq të re, Learti ka kuptuar se efektet e ngrohjes globale, këtij kërcënuesi serioz të mjedisit, janë evidente edhe në fshatin e tij. “Bora në fshatin tim ka filluar të vonohet. Para ngrohjes globale, bora binte shumë më herët në fshat”.
Ndërsa bashkëmoshatarja e Leartit, Blerta Ahmeti, e cila vijon klasën e pestë në Shkollën Fillore “ASDRENI” të Llabjanit, Komuna e Novobërdës, ishte e shqetësuar për vajzën e tezës së saj - bashkëmoshatare, e cila jeton në Obiliq. “Ajo sëmuret shumë shpesh për shkak të ambientit të ndotur në Obiliq, ndërsa unë shumë rrallë sepse në fshatin tim ajri është shumë i më pastër sesa në Obiliq”- thotë Blerta.
Cikli i dytë i ligjëratave për vetëdijesimin e fëmijëve për mbrojtjen e mjedisit, do të vazhdojë edhe në 23 komunat tjera në gjysmë-vjetorin e dytë (2010), dhe po mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
........................................................................................................
FILLOI IMPLEMENTIMI I PROJEKTIT “ZGJIDHJA E KONFLIKTIT SOCIAL”
Nga janari i vitit 2010, Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC ka filluar së implementuari projektin “Zgjidhja e konfliktit social”, financuar nga The Olof Palme International Center. Projekti do të implementohet në 6 komunat e regjionit të Pejës: Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik, Istog dhe Klinë.
Projekti “Zgjidhja e konfliktit social” ka për qëllim ti ndihmojë qeverisë lokale dhe shoqërisë civile të nxisë dhe forcojë marrëdhëniet në mes tyre në mënyrë që të parashikojë dhe ti përgjigjet më mirë nevojave të komunitetit, duke pasuruar marrëdhëniet në mes tyre tyre dhe duke shfrytëzuar mjetet dhe teknikat për zgjidhjen e konflikteve.
Në kuadër të këtij projekti do të organizohen aktivitete të ndryshme, përfshirë trajnime,punëtori dhe konferenca për media, në të cilat do të jenë pjesëmarrës Zyrtarë të Kuvendit Komunal dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. ATRC gjithashtu do të bëjë identifikimin e nevojave të qytetarëve të regjionit të Pejës dhe përfshirjen e tyre në buxhetin komunal për vitin 2011. Projekti do të zgjas deri në dhjetor të vitit 2010.
........................................................................................................
Certifikohen 300 fëmijë si Ambasadorë të Mjedisit
Prishtinë, 1 prill 2010 – Nën duartrokitjet e duarve të vogla të nxënësve nga të gjitha komunat e Kosovës, në sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik gjatë një ceremonie të organizuar nga organizata “ATRC” në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, u bë certifikimi i 300 Ambasadorëve të Vegjël të Mjedisit.
Organizata “ATRC” i certifikoi si “Ambasador të Mjedisit” 300 nxënës të klasave të pesta, të cilët janë angazhuar drejtpërdrejtë në ruajtjen e mjedisit në Kosovë.

Certifikimi u bë me moton “Fëmijët në mbrojtje të mjedisit”.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte Henry Scott zyrtar për marrëdhënie me jashtë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i cili në fjalën e rastit tha: “Tani kam kënaqësinë e madhe të jem pjesë e këtij projekti dhe të vijë të shoh këtu pjesëmarrësit e këtij programi, përkatësisht fëmijët të cilët janë pjesa më e bukur dhe më e rëndësishme e kësaj shoqërie”.

Ndërsa në vazhdim të këtij programi fjalën e mori përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit, Muhamet Malsiu, i cili u shpreh se kontributi i vërtetë do të vijë nga qytetarët.
“Ne si ministri jemi munduar që t’ua përcjellim si dhe sa është i rëndësishëm mjedisi dhe si duhet ta ruajmë atë mjedis”. Ai tregoi se projekte të tilla si ky që janë realizuar me nxënësit e shkollave fillore janë shumë të qëlluara që përmes kësaj gjenerate e cila po vije e po rritet të ndikojë edhe tek prindërit edhe tek gjithë qytetarët e tjerë që të kemi një mjedis sa më të pastër.
Vitin e kaluar Ambasada Amerikane dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë dhënë një fond prej 77 mijë dollarësh organizatës “ATRC” për realizimin e këtij projekti. (Kosova Info)
........................................................................................................
KUVENDI I KOSOVES MODIFIKON DHE MIRATON BUXHETIN PER VITIN 2010
Lëvizja Rajonale Mjedisore BELLS qe ne fillim te diskutimit ne Kuvendin e Kosovës te Plan Buxhetit te vitit 2010 ka reaguar dhe kontestuar Plan Buxhetin per vitin 2010, veçanërisht idenë e ndarjes nga 1000,000 euro për vitin 2010, 2011 dhe 2012 për vazhdimin e ndërtimit te Qendrës Administrativo Protokollare ne Germi.
Me qellim te sensibilizimit dhe informimit te vendimmarrësve ne lidhje me shkeljet e Ligjeve dhe procedurave administrative me rastin e fillimit te ndërtimeve te QAP ne Germi, Rrjeti i Ambasadoreve te Mjedisit ka organizuar: takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës- Jakup Krasniqi, ka përcjelle tek Kryetari i Kuvendit te Kosovës dosjen me fakte mbi shkeljet Ligjore dhe procedurale, është takuar me anëtarë te Komisionit për Mjedis te Kuvendit te Kosovës, ka përcjelle letra te veçanta informative dhe fakte mbi shkeljet ligjore dhe procedurale tek deputetet e Kuvendit te Kosovës një dite para se te mbahej seanca e Kuvendit etj.
Kuvendi i Kosovës me date 29 dhjetor 2009 ne seance Plenare pasi ka shqyrtuar dhe analizuar Plan Buxhetin për vitin 2010 ka vendosur qe linja e propozuar për vitin 2010 per vazhdimin e ndërtimit te Qendrës Administrative dhe Protokolare ne Germi te ndryshoj nga 1000,000 euro sa ka qene e planifikuar ne 100,000 euro.
Rrjeti i Ambasadoreve te Mjedisit, respektivisht Lëvizja BELLS vlerëson se vendimi për ndryshimin e Planit te buxhetit ka qene i drejte dhe i bazuar ne kërkesën, faktet dhe dokumentet e prezantuara nga Rrjeti i Ambasadoreve te Mjedisit, respektivisht Lëvizja BELLS.

kliko ketu per ta shkarkuar...
........................................................................................................
FËMIJËT NË MBROJTJE TË MJEDISIT
Me temën "Fëmijët në mbrojtje të Mjedisit”, Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve në Avokim -ATRC, ka mbajtur një cikël ligjëratash në disa komuna të Kosovës siç janë: Fushë Kosova, Dragashi, Novobërda, Mitrovica, Leposaviqi, Podujeva dhe Gjilani. Ligjëratat janë mbajtur me nxënës të klasave të pesta të disa shkollave fillore te komunave të cekura më lart.

Në këto ligjërata ligjëruan ekspertë mjedisorë të cilët u përqendruan kryesisht në ndotjet e komponentëve kryesore të natyrës, në burimet e këtyre ndotjeve dhe mundësitë që fëmijët mund të kontribuojnë në parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjatë këtyre ligjëratave, nxënësit paraqitën shqetësimet për shkak të moskujdesit adekuat ndaj tij si dhe interesimet për ruajtjen e mjedisit.

Leart Tytyri, nxënës i klasës së pestë në Shkollën Fillore “ULINA” të fshatit Kosavë - Komuna e Dragashit, ishte i shqetësuar me vonesën e borës në fshatin e tij. Edhe pse në moshë aq të re, Learti ka kuptuar se efektet e ngrohjes globale, këtij kërcënuesi serioz të mjedisit, janë evidente edhe në fshatin e tij. “Bora në fshatin tim ka filluar të vonohet. Para ngrohjes globale, bora binte shumë më herët në fshat”.
Ndërsa bashkëmoshatarja e Leartit, Blerta Ahmeti, e cila vijon klasën e pestë në Shkollën Fillore “ASDRENI” të Llabjanit, Komuna e Novobërdës, ishte e shqetësuar për vajzën e tezës së saj - bashkëmoshatare, e cila jeton në Obiliq. “Ajo sëmuret shumë shpesh për shkak të ambientit të ndotur në Obiliq, ndërsa unë shumë rrallë sepse në fshatin tim ajri është shumë i më pastër sesa në Obiliq”- thotë Blerta.
Cikli i dytë i ligjëratave për vetëdijesimin e fëmijëve për mbrojtjen e mjedisit, do të vazhdojë edhe në 23 komunat tjera në gjysmë-vjetorin e dytë (2010), dhe po mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
........................................................................................................
KONFERENC PER SHTYP
Me date 10 shkurt 2009 ATRC ne bashkëpunim me Kuvendin Komunal te Prishtinës organizuan konference shtypi, me qellim te informimit te opinionit publik rreth procesit te diskutimeve publike te organizuar ne 36 Bashkësi Lokale te Prishtinës si dhe inkorporimin e rekomandimeve dhe prioriteteve ne buxhetin komunal për vitin 2009-2010.

Konferenca e shtypit e mbajtur ne ndertesen e
Kuvendit Komunal te Prishtines
Ne konference morën pjese, përveç Drejtorit Ekzekutiv te ATRC-se z;Kushtrim Kaloshi, edhe Drejtori I Drejtorisë për Financa Z. Agim Dibrani, zëdhënësi I Kuvendit Komunal z. Muhamet Gashi si dhe gazetare te mediave te shkruara dhe elektronike.

Kushtrim Kaloshi, Drejtor Ekzekutiv i ATRC-se duke
iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve

Drejtori I Drejtorisë për Financa Z. Agim Dibrani,
zëdhënësi I Kuvendit Komunal z. Muhamet Gashi si dhe
Drejtori Ekzekutiv i ATRC-se z.Kushtrim Kaloshi,
ne konferencen e shtypit e mbajtur me 10.02.2009
shiko te Dhenat per Bashkesit Lokale qe jane mbledhur nga ATRC |