Drejtësia dhe Qytetarët

Kampanja Drejtësia dhe Qytetaret promovon edukimin mbi sistemin e drejtësisë dhe avokon drejtpërdrejtë për reforma në nivel kombëtar.

Në kuadër të këtij projekti, Qendra për Burime dhe Trjanime për Avokim (ATRC) është partner implementues për komponentën: Edukimi Publik Kombëtar dhe Kampanjën për Avokim.

Aktivitetet përfshijnë punëtori të edukimit publik gjithandej komunave të Kosovës, punëtori për edukimin e qytetarëve se si te avokojnë për reforma në Kosovë, tryeza të ekspertëve për të ndihmuar në identifikimin e nevojave për reformim në sistemin e drejtësisë, dhe avokim i drejtpërdrejtë për reformat e politikave publike në një gamë të gjerë të çështjeve si:

  • Përmirësimin e mekanizmave disiplinorë për ankesa të përdorura nga institucionet e sistemit të drejtësisë si: Inspektorati i Policisë së Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Oda e Avokatëve të Kosovës.
  • Bërja publike e emrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë gjetur fajtor për sjellje joligjore.
  • Adoptimi i një broshurë zyrtare të Policisë së Kosovës që informon viktimat e dhunës në familje për drejtat e tyre ligjore dhe burimeve publike në dispozicion të tyre.

Emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të vepruar si specialistë të dhunës në familje.

Kjo faqe është bërë e mundur me mbështetjen bujare të popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-it).
Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.